Përzgjidhen anëtarët e komisionit që do bëjnë Vettingun në polici

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme ka bërë publik emrat e përzgjedhur për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për Vettingun që do u bëhet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA-së.

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të jenë:

  1. Ana Kapaj
  2. Artur Baku
  3. Marjeta Gjelaj
  4. Sonila Kadareja
  5. Viktor Bërdo

Ndërkohë nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

  1. Ela Kërka
  2. Elda Kuka (Balili)
  3. Elida Liko
  4. Ledian Rusta
  5. Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

  1. Nertila Sadedini (Murati)
  2. Bledar Ilia
  3. Arta Lleshi
  4. Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

  1. Amarildo Kurti
  2. Arta Lleshi
  3. Eralda Bajollari
  4. Erjena Bashari
  5. Erlisa Shkodrani
  6. Floris Muho
  7. Gent Pejo
  8. Gëzim Selmani
  9. Ilva Mitro
  10. Iva Guçe
  11. Klevi Hajdini
  12. Marjana Çela
  13. Marjeta Përlala
  14. Suela Pashaj
  15. Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

  1. Elvira Dabërdaku, inspektor
  2. Adriana Meko, inspektor
  3. Zamira Gjini, inspektor
  4. Alban Laska, inspektor
  5. Besnik Hodo, inspektor

Anëtarë zëvendësues janë:

  1. Dhimitrulla Spiro, inspektor
  2. Vjollca Koçollari, inspektor

Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej, Vettingu do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Reforma dëshmon vullnetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar institucione të forta me njerëz me integritet, duke i ngritur në standardet europiane”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./abcnews.

Aktualitet

Archives