Etrit Berisha kritikon mbrojtjen pas ndeshjes

Portieri, Etrit Berisha ka mbetur i zhgënjyer pas ndeshjes dhe veçanërisht nga puna e bërë nga mbrojtja në minutat e fundit.

“Ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë. Zhvilluam një lojë shumë të mirë, por eksperienca na bëri që të humbasim ndeshjen. Nuk ishim shumë të fokusuar në minutat e fundit, dhe nga aty na erdhi edhe goli që pësuam.

Në momentin e golit mbrojtësit mund ta kishin mbuluar më mirë. Sot ishte një ditë jo e mirë për ne, dhe që nga nesër do të mendojmë për sfidën e fundit”, u shpreh Berisha.

Aktualitet

Archives