Presidenti Erdogan bën hapjen e Qendrës Kulturore dhe e Qytetërimit Turko-Amerikan në ShBA

Hapja e Qendrës Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan (Qendra Fetare Amerikane) në Maryland të SHBA-ve është bërë nga ana e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Presidenti Erdoan në fjalimin e tij tha se “Gjithmonë e kam shprehur, terrorizmi kategorikisht nuk ka fe, kombësi, racë apo rrënjë. Terroristi është një person i cili e meriton këtë emër për shkak të krimeve që ka kryer kundër njerëzimit. Është e papranueshme që dhimbjen dhe tmerrin që shkaktuan një grup terroristësh ndaj SHBA-ve më 11 shtator ti faturohet të gjithë myslimanëve”.

Ai duke shprehur falënderimet për kontribuuesit në këtë vepër tha: “Kjo xhami me kapacitet prej 750 personash, e cila është ndërtuar sipas arkitekturës Osmane, na jep ndjenjën sikur të jemi në Turqi. Qendra Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan është një kompleks, e cila krahas xhamisë ka edhe bibliotekë, ambient për mysafirë, sallë sporti dhe ambiente të tjera sociale. Kjo qendër krahas ambienteve për adhurim është projektuar dhe zbatuar për të përballuar të gjitha nevojat në fushën sociale. Ky investim i realizuar në rajonin Maryland padyshim që do tu shërbejë edhe myslimanëve amerikanë në rajonet përreth”, deklaroi Erdoan.

Presidenti turk në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore dhe Qytetërimit Turko-Amerikan (Qendra Fetare Amerikane) në Maryland ka shprehur urimet më të mira duke uruar që kjo të jetë në shërbim të të gjithë myslimanëve.

Erdoan pas fjalimit ka bërë hapjen e kësaj qendre duke prerë shiritin e kuq së bashku me kryetarin e Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë Mehmet Gormez. Ndërsa më pas presidenti Erdoan ka hyrë në xhami dhe duke marrë informacion ai ka vizituar edhe ambientet e tjera në Qendrën Kulturore.

Aktualitet

Archives