Miratimi i reformës në drejtësi, Rama takohet me Metën

Në përpjekje për përmbylljen e procesit të reformës në drejtësi, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim  në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimi Rama-Meta vjen një ditë pas miratimit në komision të draftit për reformën në drejtësi, ku nuk u votuan pikat e kundërshtuara nga opozita.

Temë kryesore e diskutimit mendohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe kushti i vendosur nga opozita për pikën 88 të opinionit të Venecias që ka të bëjë me vendet e rezervuara.

Edhe pse u miratua në komision, kreu i tij, Fatmir Xhafaj, deklaroi se janë lënë për diskutim disa prej neneve.

Aktualitet

Archives