Xhezair Zaganjori, sot kalon në sitën e Vettingut

Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë sot do të kalojë në sitën e Vetingut. Sipas të dhënave që ai ka deklaruar pasuria e tij familjare llogaritet rreth 58.7 milionë lekë. Trupi gjykues që do të drejtojë seancën përbëhet nga: kryetar Olsi Komici, anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Kush është  Xhezair Zaganjori?

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane.

Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.

Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkenacave Juridike dhe në vitin 2002 Profesor i asocuar. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.

Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.

Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Aktualitet

Archives