Tanja Fajon: Muslimanët nuk janë terroristë

Tanja-FajonParlamenti Evropian dhe institucionet evropiane në Bruksel janë mbyllur, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Evropian e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.

Ajo theksoi se të gjitha institucionet evropiane janë angazhuar në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit.

“Sigurisht, unë dënojë të gjitha sulmet. Kjo është diçka e papranueshme. Diçka që nuk duhet të ndodhë. Njerëzit kanë humbur jetët, shum prej tyre janë plagosur. Natyrisht, kjo nga ana tjetër na bashkon. Ajo që është e rëndësishme, që çdo herë e theksojë, ekstremistët unë nuk mund të fitojnë. Ata nuk kanë vend në bashkësinë evropiane dhe në skenën globale. Gjithashtu, muslimanët nuk janë terroristë dhe unë dua të theksoj këtë në po këtë situatë”, tha Fajon.

Ajo kujton se, pavarësisht Brukselit, ditët e fundit në shënjestër të aktiviteteve terroriste ishin Stambolli dhe Ankaraja në Turqi.

“Të gjitha situatat e tillë na trondisin gjithmonë të gjithëve. Jemi duke kërkuar zgjidhje se si të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, jo me frikë, por të bashkuar. Ky është mesazhi i jejtë i belgëve që kamë dëgjuar sot. Ne jemi më të fortë se ju. Është mesazhi i njejtë se nuk frikësohemi dhe se do të luftojmë kundër terrorizmit”, porositi Tanja Fajon.

Aktualitet

Archives