Përmbytje në Europë, 4 të vdekur në Gjermani dhe 1 në Francë

Të paktën 5 persona raportohet se kanë humbur jetën dje në Francë dhe Gjermani si pasojë e përmbytjeve.

Ekipet e shpëtimit në Gjermani kanë gjetur 3 persona të bllokuar në një shtëpi dhe një grua në një lumë. Ndërsa në Francë një e moshuar 86-vjeçare humbi jetën. Dhjetëra qytete janë përmbytur, ndërsa njerëzit janë evakuuar me helikopterë.

Sipas autoriteteve, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ujërat kanë vërshuar duke marrë përpara makina, pemë, mobilie të shtëpive. Në shumë vende uji ka arritur disa metra mbi nivelin e rrugës.

Aktualitet

Archives