Gomoneja që do të transportonte 18 shqiptarët drejt Britanisë kaloi afër rojeve bregdetare pa u vëne re

Tabloidi britanik, Daily Mail, shkruan se mjeti lundrues që do të transportonte 18 shqiptarët dhe dy trafikantët britanikë në kanalin mes Francës dhe Anglisë vinte nga fshati Kent i Mbretërisë së Bashkuar. Sipas prestigjozes, trafikantët e kanë kaluar gomonen afër rojeve bregdetare britanike pa u vënë re.

Daily Mail ka arritur që të sigurojë pamjet e kamerave të sigurisë në fshatin Kent, në të cilat shikohen lëvizjet e një makine që po tërheq pas një gomone, që sipas tabloidit, përdoret për të marrë emigrantët në mes të detit dhe për ti sjellë në breg. “Banorët thonë se këto pamje janë prova që fshati Kent tashmë është një portë hyrëse për trafikantët e qënieve njerzore që fusin ilegalisht emigrantë përmes kanalit”, shkruan Daily Mail. Kamerat e sigurisë kanë kapur disa herë aktivitete ku dyshohet se janë kryer trafikime të qënieve njerzore drejt britanisë. Pamje nga e shtuna, me 28 maj tregojnë një anije të bardhë që vjen nga deti. Besohet se e njëjta anjie është përdorur për të sjellë shqiptarët nga Belgjika përmes detit. Sipas Daily Mail, trafikantët kanë edhe një shërbim shumë të sofistikuar për të trafikuar qëniet njerzore që përfshin edhe edhe një shërbim shpëtimi në rast se gjerat shkojnë keq. Por përpara se shërbimi i emergjencës të lajmërohej për një gomone që po mbytej, kamerat e sigurisë tregojnë një tjetër anije që vjen nga deti dhe hyn në fshat. Ditën tjetër i njëjti mjet lundrues u gjet i braktisur në bregdet. Besohet se kjo mund të ketë qenë anija e shpëtimit që përdorej nga trafikantët. Daily Mail shkruan se e njëjta situatë shfaqet në kamera dhe në datën 11 maj, ku një ditë më pas një tjetër anijë ishte gjetur e braktisur në plazh, ku në të kishte dhe shumë jelekë shpëtimi. Përveç në Kent, e njëjta metodë trafikimi shikohet dhe në fshatin e vogël Dymchurch. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se sipas analizave, 70% e Shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani nuk kthehen pavarësisht se në vend ka paqe. Autoritetet brianitke tregojnë se mes 2008 dhe 2014 ka pasur 4653 kërkesa për azil nga Shqiptarët. Sipas të dhënave, 7 nga 10 kërkesat janë pranuar.

Aktualitet

Archives