Presidenti Erdogan zhvilloi një takim kokë më kokë me Papa Françesku

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i ndodhur për një vizitë zyrtare në Vatikan, zhvilloi një takim kokë më kokë me liderin shpirtëror të katolikëve, Papa Françesku.

Takimi zgjati më shumë se një orë.

Për Presidentin Erdogan fillimisht u organizua një ceremoni e pritjes para pallatit Apostol.

Presidenti Erdogan dhe zonja e parë, Emine Erdogan u pritën nga ana e prefektit të shtëpisë papnore, Kryepeshkopi Georg Ganswein në oborrin San Damaso.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidenti Erdogan kaloi në vendin ku do të takohej kokë më kokë me Papa Françeskun.

Papa Françesku Presidentin Erdogan e priti tek porta Pallatit Apostol para se të kalojë me mysafirë në sallën e bibliotekës.

Erdogan gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mirëpritjen me fjalët “Ju faleminderit për interesim”, ndërsa Papa falënderoi Presidentin turk për vizitën zyrtare.

Më pas Presidenti Erdogan dhe Papa Françesku pozuan para kamerave dhe kaluan në takimin kokë më kokë që u zhvillua në Sallën e Bibliotekës.

Takimi i cili u mbajt prapa dyerve të mbyllura pas pozimit për gazetarët, zgjati më shumë se një orë.

 

Aktualitet

Archives