Ambasadori turk në Tiranë informon mediat për operacionin “Dega e Ullirit”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në konferencën e parë pas nisjes së detyrës së tij si Ambasador i Turqisë në Tiranë ka dhënë informacione mbi operacionin e Turqisë të nisur në Afrin kundër organizatave terroriste, PYD, YPG, KCK, etj.,

Kohët e fundit kam vënë re disa artikuj në lidhje me këtë ofensivë, artikuj këto të cilët hedhin baltë mbi këtë veprimtari të ushtrisë turke. Për këtë arsye mendova se duhet të ulemi dhe të flasim drejtpërdrejtë dhe jo përmes burimeve të huaja në lidhje me këtë temë”, tha Yörük në fjalën e tij para gazetarëve dhe më pas dha detaje mbi arsyet e operacionit të Ushtrisë së Turqisë në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë të Sirisë.

Yörük tha se vendi i tij ka qenë dhe vazhdon të jetë shënjestër e organizatave terroriste në veri të Sirisë.

Pasi vuri në dukje se lufta e tyre kundër organizatave të ndryshme terroriste, si DAESHPKK, PYD, YPG dhe KCK në këtë rajon ka vazhduar dhe do të vazhdojë me vendosmëri, Ambasadori Yörük në vijim shtoi:

Gjatë vitit të shkuar ushtria jonë zhvilloi një ofensivë shumë të suksesshme, atë të “Mburojës së Eufratit”. Dua të them që me këtë ofensivë arritëm të pastrojmë nga organizatat terroriste dhe kryesisht nga DAESSH-i rreth 2.015 mijë kilometra katrorë. Më pas ne mundësuam rikthimin në shtëpitë e tyre të qindra-mijëra personave, të cilët ishin si refugjatë tek ne bashkë me 3 milionë qytetarë të tjerë sirianë…”.

Që nga fillimi i vitit të shkuar e deri më tani“, tha ambasadori“…janë zhvilluar më shumë se 700 sulme nga organizatat terroriste në drejtim të civilëve dhe ushtrisë tonë. Në rajonin e Afrinit ndodhen organizata terroriste, si: PKK, YPG, PYD dhe KCK. Për të pastruar këtë rajon nga këto organizata, të cilat shtypin dhe vetë popullatën e kësaj krahine, ne ndërmorëm këtë ofensivë bazuar në të drejtat tona ndërkombëtare për vetëmbrojtje të njohura edhe nga institucionet ndërkombëtare, si OKB, etj.”.

Ambasadori theksoi me ngulm që ofensiva zhvillohet në kuadër të respektimit të tërësisë territoriale të Sirisë. Ai vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij ka njoftuar menjëherë OKB-nëNATO-n, institucionet e tjera ndërkombëtare, kanë informuar Sirinë përmes Konsullatës së Stambollit, kanë thirrur Ambasadorët e vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së, duke i informuar ata në lidhje me këtë ofensivë.

Lidhur me fotot dhe videot e publikuara në disa media, informacione këto të servirura nga organizatat terroriste, Ambasadori Yörük ka vënë në dukje se “…ato pamje i përkasin një kohe tjetër, pra shumë kohë më parë. Madje ai ka theksuar se organizatat terroristekanë sulmuar civilët e pafajshëm në Turqi duke shkuar deri në ekstrem dhe duke sulmuar një xhami në Turqi, si dhe duke plagosur një numër të madh besimtarësh, të cilët ishin duke kryer ritet fetare në atë moment. Një tjetër fakt interesant është edhe përdorimi i DAESH-it kundër Turqisë”, ka thënë Ambasadori Yörük dhe më pas ka shtuar se Turqia krahas kësaj ofensive i jep shumë rëndësi edhe operacioneve humanitare.

Yörük tha se PKK është një organizatë terroriste, që është në listat e shpallura nga OKB, NATO, ShBA dhe BE. Ai theksoi se PYD dhe YPG janë krahu i armatosur i PKK-së në Siri.

Kjo ofensivë do të vazhdojë deri në çastin kur ky rajon të jetë i pastruar plotësisht nga terroristët”, tha Yörük. Turqia nuk do të lejojë asnjë vendim të njëanshëm për coptëzimin e Sirisë, si dhe do të ruajë interesat kombëtare të Turqisë. Ai shtoi se kjo ofensivë kontribon pa dyshim për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë. Yörük në përfundim të fjalës së tij, u bëri thirrje të gjithë aleatëve të Turqisë të jenë pranë saj në këtë ofensivë dhe të mos bien në grackë duke mbështetur organizatat terroriste.

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

Aktualitet