Në Turqi janë kryer “lutjet e fitores” për ushtarët në operacionin “Dega e Ullirit”

Në 90 mijë xhami në të gjithë Turqinë janë kryer lutje për fitore të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë.

Pas faljes së namazit të sabahut në 90 mijë xhami në të gjithë Turqinë janë kryer lutje për fitore të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, për të neutralizuar terroristët anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Për fitoren e operacionit ndërkufitar në namazin e sabahut në xhamitë e Stambollit është lexuar surja El-Fet‘h, ku dhe pas leximit të Kur’anit, besimtarët në xhami nën udhëheqjen e imamëve duke hapur duart drejt nga qielli kanë kryer lutje.

Qytetarët që kanë kryer adhurimin e namazit të sabahut dhe kanë kryer lutje në xhaminë Seyyid Nizam në Zeytinburnu të Stambollit janë shprehur se ky operacion nuk ndërmerret vetëm për të neutralizuar anëtarët e organizatave terroriste, por në të njëjtën kohë ky operacion ka nisur edhe për të shpëtuar popullatën e rajonit nga presioni dhe diskriminimet e këtyre organizatave terroriste.

Ndërkohë edhe në faqen e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), në një deklaratë ku njoftohej edhe mesazhi i kreut të Dijanetit, Prof. Dr. Ali Erbaş, theksohej se gjatë namazeve të jacisë dhe sabahut në 90 xhami në të gjithë Turqinë do të kryheshin lutje për përfundimin me fitore të operacionit të ndërmarrë përtej kufijve.

Aktualitet