Malajzi, “Toyota” ndërton fabrikë prej rreth 438 milionë eurosh

Fabrikën e re në vlerë rreth 438 milionë euro “Toyota” do ta ndërtojë me partnerin e saj lokal korporatën UMW.

Prodhuesi japonez i automjeteve “Toyota” njoftoi të mërkurën se do të ndërtojë fabrikën e dytë në Malajzi, si pjesë e ekspansionit për shkak të nevojës lokale në rritje, raporton Anadolu Agency (AA).

Fabrikën e re në vlerë rreth 438 milionë euro (2 miliardë ringgita malajzian), “Toyota” do ta ndërtojë me partnerin e saj lokal korporatën UMW.

Është theksuar se fabrika do të ndërtohet në shtetin qendror malajzian Selangor. Kapaciteti i saj fillestar do të jetë prodhimi i rreth 50 mijë automobilëve në vit.

“Pritet që fabrika të fillojë me punë në fillim të vitit 2019 dhe të ndihmojë që vëllimi prodhues i ‘Toyota’-s në Malajzi të dyfishohet në rreth 100 mijë automjete në vit. Fabrika e re do të fokusohet në prodhimin e automjeteve, përfshirë edhe automjetet efikas energjetik, ndërsa reparti i tanishëm do të orientohet në automjetet komerciale”, tha Akio Takeyama, zëvendës-drejtor i UMW Toyota.

Aktualitet

Archives