Erdogan: FETO do të japë llogari përpara drejtësisë

“Ne, llogarinë e gjakut të derdhur nga tradhtarët e FETO-s, të cilët kanë vrarë 251 bij të atdheut dhe kanë plagosur 2. 193 qytetarë tanë në natën e 15 korrikut, po e pyesim në kuadër të ligjeve. Lufta me FETO-n është një nga luftërat më të vështira dhe më jetësore të viteve të fundit të Republikës së Turqisë. Kjo është faza më kritike për të garantuar të ardhmen tonë dhe të fuqizimit të mbijetesës kombëtare”, tha Erdogan.

Ai tha: “Ne po përballemi me një gjendje ku ndoshta po bëhet organizimi më i madh djallëzor në botë, i cili ka ndodhur ndonjëherë. Doli në shesh fytyra e vërtetë e kësaj organizate të pabesë e cila për 40 vite ka pirë gjakun e popullit tonë. Tani më nuk kanë vend ku të fshihen”.

“Kudo që të hyni ne do t’iu gjejmë dhe do t’iu dorëzojmë në gjyqësor”, theksoi Erdogan.

“Sharlatani në Pensilvani, duke e shtrembëruar myslimanizmin për ambicie personale, pothuajse duke e shenjtëruar gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin, ka krijuar një besim, një fe të re për veten. Anëtarët e kësaj organizate, disa prej të cilëve kanë shitur shpirtin e tyre për një dollar, e disa për 50 mijë dollarë, nuk ka mëkat që nuk do të kryenin për hir të interesit të tyre. Me masat e ndërmarra gjatë disa viteve të fundit, ne po e pastrojmë strukturën e shtetit tonë nga kjo qelizë tinëzare e kancerit. Duke i pastruar institucionet e shtetit tonë nga Hashashijet (Assassins) e FETO-s, tani më po bëhemi edhe më të fortë në çdo aspekt”, tha Erdoğan. (AA)

Aktualitet

Archives