Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Rexhep Tajip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin iranian Hasan Ruhani.
Në këtë bisedë u trajtuan edhe protestat që vazhdojnë në Iran që nga 28 dhjetori.
Erdoan theksoi se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit në Iran.
Erdoan tha se i tha homologut iranian, Ruhani, se e kishte vlerësuar deklaratën e tij që populli nuk duhet ti shkelë ligjet gjatë përdorimit të të drejtës për tubim paqësor.
Presidenti iranian Ruhani e falënderoi Presidentin Erdoan për ndjeshmërinë e tij dhe tha se shpresojnë që protestat të përfundojnë brenda disa ditëve.