Shqipëria gjatë vitit 2018 do të rrisë kontributet për paqen e sigurinë

Presidenti Ilir Meta, përmes një video-konference me ushtarakët me mision jashtë vendit, konfirmoi të dielën se “Shqipëria do të rrisë kontributet për paqen e sigurinë”.

Nga Zall-Herri, Presidenti Meta zhvilloi një video-konferencë me ushtarakët shqiptarë me mision në Kabul dhe Herat. Ai u uroi gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve, veçanërisht atyre me mision jashtë vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendit. “Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendit janë krenaria e FA-së”, tha Meta.

Kreu i Shtetit bëri homazhe për kapiten Feti Voglin, ndërsa shprehu vlerësimin maksimal për sakrificat e ushtarakëve shqiptarë jashtë vendit. (ATSH)

Aktualitet

Archives