Festat e fundvitit – OSHEE në gatishmëri, 1500 punonjës në terren

Një plan masash dhe 1500 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE SH.A), janë në gatishmëri për të garantuar furnizimin normal me energji elektrike në mbarë vendin, natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor.

OSHEE bën të ditur kontaktet telefonike, që qytetarët mund të përdorin për të raportuar rastet e defekteve apo për të marrin informacion rast pas rasti për çdo shqetësim.

OSHEE thekson se po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmërisë. Ndërsa Plani i Masave për gatishmërinë e festave të fundvitit 2017, synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatoreve.

Baza materiale, mjetet e transportit, grupet e gatishmërisë, janë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon spitalet, hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administrative,etj, si dhe të gjithë konsumatoret, deri tek më i fundit.

Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndron në funksion numri unik call center Call Center i 042274141.

Plani i Masave
• Grupe gatishmërie pranë fidrave të rëndësishëm, që furnizojnë hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë;
• Personel perforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për ta kthyer menjehere ne gadishmeri teknike ne rast avarie;
• Ekipe të terrenit për të shërbyer sa me shpejt per likuidimin e avarive;
• Bazë materiale të emergjencës për te garantuar likuidimin e avarive;
• Mbajtja në gatishmëri e mjeteve të transportit, makinave teknologjike dhe aparate portative.

Numrat e Kontaktit

Numri unik Call Center 042274141

Rajoni Shkodër
Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha
022 801 023
022 801 024
022 801 025
022 801 026
022 801 028

Rajoni Kukës
Has, Tropojë dhe Kukës
044 326 242

Rajoni Burrel
Mirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër dhe Laç
021 723 221
021 723 222

Rajoni Durrës
Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë
052 902 222

Rajoni i Tiranë
Tirana, Vora, Kamza dhe fshatrat
044 528 888
044 505 269
044 505 270

Rajoni i Elbasanit
Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas
054 243 953
054 257 400

Rajoni i Fierit
Fier, Ballsh, Mallakastër dhe Tepelenë
034 600 300
034 600 301

Rajoni i Beratit
Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Lushnjë
032 230 520
032 232 311

Rajoni i Korçës
Pogradec, Korçë, Bilisht dhe Kolonjë
082 245 919

Rajoni i Vlorës
Vlorë dhe Himarë
033 426 260
033 407 400

Rajoni Gjirokastër
Gjirokastër, Sarandë, Delvinë dhe Përmet

ATA

Aktualitet

Archives