Arabia Saudite mbyll kufirin e vetëm tokësor me Katarin

Skyscrapers stand in the King Abdullah financial district in Riyadh, Saudi Arabia, on Saturday, Jan. 9, 2016. Saudi Arabian stocks led Gulf Arab markets lower after oil extended its slump from the lowest close since 2004. Photographer: Waseem Obaidi/Bloomberg via Getty Images

Arabia Saudite ka mbyllur të martën vonë kufirin e saj të vetëm tokësor me Katarin.

Siç bën të ditur televizioni “Al-Jazeera” me seli në Doha, Pika Kufitare Salwa është mbyllur përfundimisht me një qarkore të lëshuar nga Drejtoria e Doganave të Arabisë Saudite.

Kjo pikë kufitare u mbyll fillimisht më 19 qershor të këtij viti, dy javë pas një krize diplomatike që shpërtheu në Gjirin Persik më datë 5 qershor. Kufiri u rihap në gusht për kalimin e haxhilerëve kataras dhe që atëherë është mbajtur hapur kryesisht për arsye humanitare.

Qeveria saudite nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë çështje.

Kriza e Gjirit është ajo më e keqja në dëm të rajonit që nga themelimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në vitin 1981. Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti njoftuan shkëputjen e të gjitha marrëveshjeve diplomatike me Katarin duke i dhënë shkas fillimit të një krize të re në rajonin e Gjirit.

Anëtarët e GCC-së mbyllën hapësirën e tyre ajrore dhe portet detare për Katarin, si dhe kufirin e vetëm tokësor të vendit të vogël gadishullor me Arabinë Saudite.

Më parë gjatë kësaj jave, një takim i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Kuvajt dështoi të afrojë ngërçin më pranë zgjidhjes.

Aktualitet

Archives