Turqia mirëpret punimet e samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam

Samiti filloi me mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se të gjitha vendet duhet ta njohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet i Palestinës.

Turqia mirëpret punimet e samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Samiti filloi me mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e mbledhjes së ministrave të Jashtëm, ministri Çavusoglu tha se “Ne të cilët e njohim Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës, duhet ti inkurajojmë edhe vendet tjera që ta njohin shtetin e Palestinës mbi kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu shtoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit legjitimon iniciativën e këtij të fundit për ta pushtuar këtë qytet.

“Ne nuk do të mbetemi të heshtur përballë kësaj tabloje”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

TRT Shqip

Aktualitet

Archives