Turqi, Yıldırım mandatohet si kryeminstë i ri i Turqisë për formimin e qeverisë së re

Presidenti Erdoğan ka takuar në rezidencën presidenciale deputetin e Izmirit dhe kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë, Binali Yıldırım.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka ngarkuar me detyrën për formimin e qeverisë së 65-të të Republikës së Turqisë, kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë, Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Presidenca e Turqisë theksohet se Presidenti Erdoğan ka takuar në rezidencën presidenciale deputetin e Izmirit dhe kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë, Binali Yıldırım.

Në këtë takim Erdoğan ka mandatuar Yıldırım për formimin e qeverisë së 65-të të vendit.

Aktualitet

Archives