Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuq e zi

Festa e 28 Nëntorit po ndihet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku të gjitha rrugët  janë veshur kuq e zi.

Komuna e Prishtinës ka vendosur flamujt kombëtarë në rrugët kryesore, ndërsa janë parashikuar edhe shumë aktivitete të tjera kulturore.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, tradicionalisht është festuar në Kosovë edhe në kohën kur kjo datë ka qenë e ndaluar. 28 nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme. Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, daljen e parë në skenën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 28 Nëntor 1997 dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.

Në kryeqytetin kosovar përveç aktiviteteve të tjera është parashikuar edhe hapja e panairit tradicional “Blej Shqip” 2017. Ky panair tashmë tradicional, që do të qëndrojë i hapur nga 27-29 nëntor, mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare. ATA

Aktualitet

Archives