Klose po bëhet gati për Kupën e Botës, kjo është detyra e re

Rio de Janeiro, 13.07.2014, Estadio do Maracana Sami Khedira (Deutschland), Miroslav Klose (Deutschland) Deutschland - Argentinien mm Rio de Janeiro 13 07 2014 Estadio Do Mara Cana Sami Khedira Germany Miroslav Klose Germany Germany Argentina mm

“Rusi 2018”, po vazhdon të ndërtohet dhe me ndeshjet e javës së ardhshme do të vendosen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Rusi.

Po ashtu është duke u punuar edhe në drejtimin e shortit, që pritet të ndodh më 1 dhjetor.

Legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose ka pranuar se do të jetë ai që do ta prezantoj titullin e Kupës së Botës më 1 dhjetor në Pallatin e Kremlinit, në vendin ku do të tërhiqet shorti.

“Për arsye të shumta, Kupa e Botës mban kujtime të veçanta për mua. Ndihem shumë i nderuar në njëfarë mënyre që do të jem pjesë e Kupës së Botës. Unë do ta paraqes trofeun e fituar në Brazil”, ka thënë Klose për FIFA-n.

Mirlo Klose është rekordmeni i Kupës së Botës. Ai ka shënuar 16 gola në katër pjesëmarrje gjatë vitit 2002, 2006, 2010 dhe 2014.

Aktualitet

Archives