“Euro 2016”, De Biasi zyrtarizon listën e lojtarëve

Në listën e të grumbulluarve nga De Biasi për fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Austri janë 27 lojtarë, por 23 prej tyre do të jenë të pranishëm në Francë.

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, Gianni De Biasi ka bërë publike sot listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Europian i cili do të zhvillohet në Francë në datat 10 qershor – 10 korrik.

Në listën e të grumbulluarve nga De Biasi për fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Austri janë 27 lojtarë, por 23 prej tyre do të jenë të pranishëm në Francë.

Në listë ka surpriza, ku lojtari Hamdi Salihi i cili aktivizohet me skuadrën e Skënderbeut në kampionatin superior të Shqipërisë nuk është thirrur nga De Biasi edhe pse ky lojtar është shpallur si golashënuesi më i mire i kampionatit. Ndërsa një tjetër emër i spikatur që mungon është Alban Meha i cili aktivizohet në Superligën e Turqisë. Ky lojtar edhe pse ka spikatur gjatë këtij sezoni është lënë jashtë listës së trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë.

Nga ana tjetër De Biasi ka përfshirë dy emra të rinj në listën e grumbullimit, Milot Rashnica i cili aktivizohet në Holandë dhe Frederik Veseli i cili luan në kampionatin zviceran.

Kjo është lista që De Biasi ka publikuar sot gjatë një konference për shtyp në Tiranë:

Aktualitet

Archives