Kryeministri Yildirim ndodhet për një vizitë zyrtare në ShBA

Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kryeministri, Binali Yildirim do të takohet me Zëvendëspresidentin, Mike Pence.

Takimi dypalësh i planifikuar për nesër do të mbahet sot.

Bëhet e ditur që arsyeja e ndryshimit të ditës së takimit është se Zëvendëspresidenti Pence pas sulmit të armatosur në kishë do të zhvilloj një vizitë në Teksas.

Kryeministri Yildirim gjatë kësaj vizite shoqërohet nga Zëvendëskryeministri, Mehmet Simsek, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

Gjithashtu parashikohet që Kryeministri Yildirim gjatë qëndrimit të tij në Uashington dhe Nju-Jork të takohet me liderët e opinionit, përfaqësuesit e komunitetit turk dhe fisnor në ShBA, përfaqësuesit e komunitetit mysliman dhe hebre, përfaqësuesit e mediave, investitorët dhe emrat e shquar nga bota e biznesit.

Aktualitet

Archives