Replika mes Ramës dhe Bashës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë replikuar lidhur me arsyen se, pse deputeti demokrat Flamur Noka ishte dje në Himarë.

Kryeministri u shpreh se, PD është kthyer në një autoparlant të propagande të shfrenuar kundër përpjekjes për hapjen e negociatave. Rama u shpreh se, sot Partia Demokratike e Shqipërisë duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve pse u shfaq në Himarë të nesërmen e letrës së kryetarit të opozitës greke drejtuar Komisionit Europian ku cenohet interesi ynë kombëtar dhe aspirata jonë kombëtarë për të ecur përpara me procesin e integrimit me pretendime që nuk qëndrojnë të cilave PD dje u ka dhënë zë edhe shumë herë më të fortë sesa vetë zëri i opozitës greke.

Ju që firmosët kundër interesit kombëtar Marrëveshjen e Detit dhe shpallët të fajshëm me vendim unanim të Gjykatës Kushtetuese, pse u shfaqët dje në Himarë?, pyeti Kryeminsitri kreun e opozitës.

“Lulzim, hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve, çfarë donte PD dje në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve se pse e bashkove zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë mbi një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE-së për gjoja shkelje të të drejtave të minoriteteve”, tha Rama.

“Nuk them qe jeni antikombëtarë, por ju nuk mbani përgjegjësi. PD duhet tu shpjegojë shqiptarëve çfarë shkeljesh ka bërë qeveria në Himarë. Pse u shfaq PD në Himarë të nesërmen e letrës së opozitës drejtuar BE? PD i dha zë Himarës, edhe më shumë se vetë grekët. PD i detyrohet shqiptarëve përgjigje, pse ju bashkua një kori të ngritur mbi të pa të vërteta. Tregojuni shqiptarëve, çfarë është Himara për PD-në?”, pyeti Rama disa herë Bashën

Në përgjigje të deklaratave të Kryeministrit Rama, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se për të fshehur krimin kryeministri do të shpikë gjithçka dhe streha e fundit është pseudopatriotizmi.

“Ta kanë pirë ujin shqiptarët nga Himara në Shkozë. Ti je shkaktari dhe përgjegjësi kryesor që 56% e shqiptarëve duan të largohen. Ti je përgjegjësi dhe autori i një ekonomie në krizë që nuk prodhon asgjë. Je autori i marrjes peng të demokracisë e votës. Të gjithëve u ke vjedhur Shqipërinë me krimin, atyre partinë. Nuk ka asnjë arsye tjetër, veç faktit që qeveria është e zhytyr dhe e kapur nga krimi, që negociatat janë bllokua””, tha Basha.

“Kryeministri është peng i mafias. Do të shpikë gjithçka dhe streha e fundit është pseudopatriotizmi. Mos dëgjoni llomotitjet e tij. Qëmtoni me kujdes: A ka kurajo t’u thotë shqiptarëve pse i bëri kriminelët deputetë, pse i bëri të dënuarit për drogë kryetarë bashkish. Pse e mbron Saimir Tahirin? Shqiptarët e kuptojnë se Rama po mbron miliarda eurot e drogës, po mbron pasuritë e pushtetin e tij”, u shpreh Basha.

Aktualitet

Archives