Ishte dënuar nga Haga për krime në Kosovë, mirëpo krenohet me veprat e veta!

S’ka asnjë fshehtësi se doktrina ushtarake serbe, aftësia dhe fitoret në mbrojtjen e vendit gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 mësohen në gjithë botën, madje edhe nga njësitë e NATO-s.

Kjo ishte deklarata e të dënuarit të Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në Kosovë, gjenerali në pension, Vlladimir lllazareviq.

Sipas tij, Ushtria serbe, akademitë dhe eprorët e tanishëm të mos mësonin dhe të dëgjonin për ato bëma e përvoja, raporton FoNet.

“Isha dhe kam mbetë ushtarak që kam mbrojtur atdheun tim dhe atij do t’i shërbejë gjithmonë”, citohet të ketë deklaruar Llazareviq, ish eprori i lartë ushtarak i Ushtrisë së Jugosllavisë.

Komandanti i Korpusit të Prishtinës dhe i Zonës së Tretë Ushtarake në periudhën e, siç e quan Beogradi – agresionit të NATO-s mbi Serbinë.

“Pra, për lirinë dhe të ardhmen e Serbisë kanë dhënë jetën 568 bashkëluftëtarë, 568 Obiliqa (e ka fjalën për Millosh Obiliqin nga Lufta e Kosovës më 1389 – sqarim ynë) nga përbërja e Korpusit të Prishtinës, të cilët janë zhvendosur përgjithmonë në qiell, në amshim dhe pavdekësi”, ka thënë ai.

Aktualitet

Archives