Kryetari i Nënkomisionit për të Drejtat e Refugjatëve në Asamblenë Kombëtare të Turqisë tha: Evropa është foleja e FETO-s dhe PKK-së

Në një prononcim për Agjencinë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA), Kryetari i Nënkomisionit për të Drejtat e Refugjatëve në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dhe deputeti i AK Partisë në Antalia, Atay Uslu tha se “Personat që kanë kryer krime, që në një mënyrë janë përfshirë në organizata terroriste për shkak të FETO-s dhe PKK-së në Turqi, sot strehohen në Evropë”.

Ai vuri në dukje se në Evropë janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Uslu ka rikujtuar se kohët e fundit është njoftuar se një refugjate në Suedi në moshën 106 vjeçare që nuk mund të ngrihej në këmbë, do të rikthehet.

Pasi ka vënë theksin se në të vërtetë shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut janë në Evropë, Uslu tha: “Po vendosin gardh me tela nëpër kufij (që refugjatët të mos vijnë). Çfarë po ndodh? Ja në Mesdhe po humbin jetën njerëz. Mesdheu sot është varreza më e madhe në botë”.

Ndër të tjera Uslu thekson se Bashkimi Evropian (BE) është përgatitësi dhe nënshkruesi i Konventës së Gjenevës për refugjatët por se sot nuk zbatohen ato që duhet të bëhen.

“Ata duhet të shikojnë hipokrizinë e tyre”

“Konventa thotë ‘nëse njerëzit largohen nga lufta, presioni, tirania, hapni kufijtë‘. Ja pra nuk i hapin kufijtë, por fatkeqësisht i japin të drejtën e azilit atyre që kanë qenë të përfshirë në akte terroriste në Turqi. Edhe kjo është një hipokrizi. Fillimisht ata duhet të shikojnë hipokrizinë e tyre”, thotë Uslu.

Ai në vazhdim shton se: “Personat që kanë kryer krime, që janë përfshirë në një mënyrë në organizata terroriste për shkak të FETO-s dhe PKK-së në Turqi, sot strehohen në Evropë. Ata pranohen me të drejtën për azil. Përse nuk pranoni të ardhurit nga Siria dhe Iraku?. Përse nuk gjeni zgjidhje për vdekjet në Egje? Në një kohë që Turqisë i thoni ‘Ejani të ndajmë barrën‘ përse nuk e ndani këtë barrë? Kjo është hipokrizi”.

Aktualitet