Reforma zgjedhore, Kryemadhi: Kusht i domosdoshëm, konsensusi dhe transparenca

Kreu i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të qershorit Peter Tejler, i ka prezantuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare edhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Znj. Kryemadhi e vlerësoji sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cenimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Aktualitet

Archives