Investime në Fushë Krujë-Milot-Morinë, ura lidhëse e Ballkanit me tregjet europiane

Investimi i qeverisë me rreth 1.4 miliard lekë për përfundimin e aksit rrugor Fushë Krujë-Milot-Morinë do t’i shërbejë jo vetëm fluksit të lartë të turistëve kosovare drejt bregdetit shqiptar, por edhe lëvizjes së mallrave.

Rruga nuk lidh thjesht dy shtete, Shqipërinë dhe Kosovën, pjesë të një kombi, por shërben edhe si ndërlidhje me rajonin e Ballkanit dhe një treg me miliona konsumatorë potenciale. Edhe pse jo e përfunduar plotësisht, gjatë këtyre viteve, rruga ka shërbyer si korridor alternativ për vende të tjera si Bosnje Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni.

Përfundimi i saj redukton në mënyrë të ndjeshme kostot e transportit të mallrave nga dhe drejt Portit të Durrësit. Në këtë mënyrë ajo lehtëson edhe aksesin e biznesit drejt tregjeve të tjera dhe u jep atyre mundësinë që për një kohë të shkurtër të shfrytëzojnë një nga portet më të mëdha në Shqipëri.

Kjo ndihmon edhe në zhvillimin e ekonomive lokale, i siguron shtetit të ardhura shtesë nga taksat, si TVSH-ja, taksa e fjetjes, ajo për vizita në atraksione turistike, etj, ndërsa krijon vende të reja pune qofshin këto edhe sezonale.

Aktualitet

Archives