Tetori gjerman traditë e mrekullueshme

Presidenti i Republikës mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së autores gjermane, Rosemarie Trockel, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadrin e Tetorit Gjerman, javëve të kulturës gjermane në Shqipëri, të cilat këtë vit përkojnë dhe me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta tha se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme në 30 vitet e fundit.
Sipas tij, Tetori Gjerman është kthyer në një traditë të mrekullueshme për shqiptarët dhe kultura krijon lidhjet më të forta dhe më afatgjata midis vendeve e kombeve.

Aktualitet

Archives