Marseille i jep lamtumirën Lorik Canës

Në “Vellodrome” të Marseilles është luajtur  supersfida e javës së 10-të të kampionatit francez mes Olimpikut vendës dhe PSG. Ish kapitenit të kombëtares sonë shqiptare Lorik Cana i është rezervuar një ceremoni emocionuese për t;i dhënë lamtumirën futbollit. Para se të niste ndeshja, Lorik Cana ka shkelmuar topin e fundit të karrierës së tij, duke i dhënë lamtumirën futbollit nga Marseille. Cana largohet përmes emocionesh dhe duartrokitjesh nga të gjithë të pranishmit.  Ish-kapiteni kuqezi ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas te Marseille.

Aktualitet

Archives