Seanca për Tahirin me dyer të hapura

Seanca e Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku diskutohet heqja e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, po zhvillohet me dyer të hapura.

Kjo për shkak se mazhoranca kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Përfaqësuesi i prokurorisë Besim Hajdarmataj, e argumentoi këtë kërkesë me faktin se do përmenden emra dhe se mund të cenohet sekreti hetimor, nëse mbahet me dyer të hapura.

“Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për show as mediatik dhe as politik, duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat”, tha ai.

Por anëtarët socialistë të këshillit kanë kundërshtuar duke thënë se interesi për këtë çështje është i madh dhe se nuk ka asgjë për t’iu fshehur publikut.

Aktualitet

Archives