Këshilla se kur duhen konsumuar frutat

Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash minerale dhe fibrash. Por dilema është se kur është më mirë t’i konsumojmë gjatë ditës.

Pyetja është: Kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, në vend të një ëmbëlsire apo si mesvakt?

Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por edhe ujë, antioksidantë e të tjera, shumë ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar ato.

Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi apo dhe mesvakti. Megjithatë duhen dëgjuar kërkesat e trupit. Por momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.

Aktualitet