Prefektura u jep përkrahësve të PKK-së parkingun e Këshillit të Evropës

Sheshi i parkingut që ndodhet para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg është mbyllur përkohësisht me një vendim të prefekturës.

Për periudhën 9-13 tetor, kur do të zhvillojë punimet edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) parku u është dhënë për përdorim përkrahësve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Këshilli i Evropës në një shkresë që u ka dërguar punonjësve në lidhje me çështjen njofton se: “Prefektura Bas-Rhin e Strasburgut ka bërë të ditur se ndërmjet datave 9-13 tetor përpara selisë së Këshillit të Evropës do të organizohen protesta. Përveç kësaj, në parkingun përballë objektit të Këshillit të Evropës ndërmjet datave në fjalë do të ngrihet edhe një çadër për t’u përdorur nga manifestuesit që do të vijnë nga jashtë”.

Protesta në fjalë do të ndiqet nga afër nga burimet e sigurisë, vijon shkresa informuese dhe kërkon nga punonjësit që ti marrin në konsideratë paralajmërimet.

Përkrahësit e organizatës terroriste përveç çadrës që ngritën të martën në parkingun e punonjësve të Këshillit të Evropës bënë propagandë duke ndaluar edhe një autobus, për të cilin deklaruan se do të shëtisë qytetet e Evropës me qëllim lirimin e kreut të organizatës terroriste Abdullah Oxhallan.

Aktualitet

Archives