Presidenti i Turqisë Erdoan për vizitë zyrtare në Serbi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), si i ftuari i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në datat 9-11 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), si i ftuari i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në datat 9-11 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

Presidenti Erdoan, ditën e hënë, në datën 9 tetor, pas takimeve në Ukrainë do të kalojë në Serbi.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për median në presidencë, Erdoan do të zhvillojë takime dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve me homologun serb.

Kreu i shtetit turk do të takohet edhe me Kryeparlamentarin e Serbisë.

Gjatë kësaj vizite do të zhvillohet gjithashtu edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.

Në kuadër të vizitës parashikohet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve në fusha të ndryshme.

Presidenti Erdoan, në kuadër të vizitës do të vizitojë edhe Novi Pazar-Sanxhak.

Në deklaratën e Presidencës bëhet e ditur se Turqia i jep rëndësi zhvillimit në çdo fushë të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo vizitë do të përbëjë një zhvillim të rëndësishëm në mënyrë që marrëdhëniet dypalëshe të jenë në dobi të gjithë rajonit.

Aktualitet

Archives