Turqi, mbahet Festivali i 12-të i Valleve Folklorike të Ballkanit

Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Greqia.

Ka filluar Festivali i 12-të i Valleve Folklorike të Ballkanit i cili është organizuar nga Bashkia e qytetit Izmir në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur në sheshin “Cumhuriyet” (Republika) me rastin e hapjes së festivalit, pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Ataturkut u mbajtën qëndrime nderi dhe u intonua himni kombëtar.

Zv.kryetari i bashkisë, Sırrı Aydoğan, në një fjalim tha se kanë dëshirën të gjallërojnë festivalin e nisur me direktivat e Mustafa Kemal Atatürk.

Duke vënë në dukje se kanë pritur ekipet e valleve popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Greqia, Aydoğan, është shprehur se duke bashkuar muzikën me vallen dëshirojnë të arrijnë në paqe.

Ndërsa konsulli i nderit i Bosnje dhe Hercegovinës, Kemal Baysak, ka shprehur falënderimet për bashkinë e Izmirit e cila ka marrë vendimin për të riorganizuar festivalin i cili është mbajtur për herë të parë në vitin 1935.

Pas fjalimeve nxënësit e shkollës nëntëvjeçare “Ali Çavuş” të cilët kanë ardhur nga qyteti Van kanë prezantuar një shfaqje me valle folklorike.

Ndërsa më pas krahas Turqisë është mbajtur në parakalim edhe me pjesëmarrjen e grupeve të valleve popullore nga 11 vende të Ballkanit. Grupet të cilat kanë mbërritur në sheshin Gündoğdu kanë prezantuar shfaqje me valle të ndryshme.

Aktualitet

Archives