Rama: Agjentët doganorë sekserë, do ti largojmë brenda 100 ditëve

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të largojë brenda 100 ditëve të para të qeverisë agjendët doganore, duke i konsideruar ata si sekserë që ndërmjetësojnë sipërmarrjen me qeverinë.

Rama: Agjentët e doganës do të largohen brenda 100 ditëve të para njëherë e përgjithmonë nga dogana, të gjithë ata me bluxhinse dhe me ato çantat e vogla me rryp që bëjnë ndërmjetësin ata, se ça ndermjetësojnë ata unë nuk e kam kuptuar kurrë. Po shyqyr që na e dha populli mandatin vetëm që tani mos kemi sikletin se mos po ngacmojmë ndonjë komshi. Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrësve dhe shtetit. Një tufë seksershë të zyrtarizuar që shëmtojnë pamjen le më të tjerat, në atë portin e Durrësit sidomos.

Policinë gri e kemi kthyer në kazermë, nuk dalin më në rrugë sapo të fshihen nga legjislacioni dhe të ikin në shtëpi përfundimisht.

Do ristrukturohet Inspektoriati, janë banda

Inspektoriatit kanë marrë urdhër që deri në ristrukturim nuk do të vendosin asnjë gjobë, asnjë gjobë. Të rrinë në shtëpi inspektorët dhe të lenë rehat njerëzit që të marrin frymë derisa të bëhet ristrukturimi dhe do bëjmë ristrukturim radikal të inspektoriateve që e vërteta është që janë banda që lëshohen në emër të mjedisit.

Pjesa më e madhe e administratës duan të punojnë dhe duan të jenë në rregull me ligjet dhe ta marrin rrogën me merritë. Po ku të lënë këta, këta helmojnë gjithë klimën.

Paketë fiskale për turizmin

Rama:  Do të lançojmë një paketë të re për turizmin, duke vendosur një sistem pa taksa për çdo investim që në turizëm që do të ketë një çertifikim dhe operim nga një prej firmave globale 30-40 të parat të turizmit që do të thotë 5 yje të certifikuara me operatorë globale.

Na duhet turizmi i nivelit të lartë që le shumë para në vend. Këtë vit kemi pasur shumë më tepër kërkese se cfarë ne mund të ofrojmë dhe ajo që shohim ne nga brenda, është që ka më shumë interes për të investuar në Shqipëri në këtë sektor.

Ju i keni ato që duhen që të krijoni kontakte me kompanitë e duhura për të bërë bashkëpunim. Ligji është i favorshëm dhe me paktën fiskale do të çlirohet edhe një energji më e madh.

Javës tjetër platforma online e bashkëqeverisjes

Rama:  Brenda javës së ardhshme do publikojmë edhe platformën online të bashkëqeverisjes që do të ketë nmë dritare të vecantë për biznesin, për cdo biznes që të ketë linjë direkte me këtë godinë në kohë reale për cdo lloj  cënimi apo sjellje të padenjë të kujdo që i shkon në derë, qoftë edhe një bukëshitës në fshat.

Aktualitet