Kryeministri i Kosovës, Haradinaj vizitën e parë zyrtare në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po viziton sot Tiranën zyrtare, e para vizitë e tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës.

Kryeministri Haradinaj dhe delegacioni shoqërues u pritën në një ceremoni ushtarake nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave.

Haradinaj pati një takim me homologun Rama dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.

Kryeministri Edi Rama përkrah kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me delegacionet respektive në tryezë shpalli axhendën e vitit të Skëndërbeut, që do të nisë me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Korçë me 27 nëntor dhe do të vijojë në Vlorë me 28 nëntor në përkujtimin e 105 vjetorit në pavarësisë.

Rama tha se ky vit duhet të shërbejë për të bashkuar shqiptarët dhe si motiv për një të ardhme të ndritur.

 

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Ramush Haradinaj zhvilluan një  konferencë të përbashkët. për median.

Rama deklaroi se më 27 Nëntor do të finalizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit. Gjithashtu është rënë dakord për të mbajtur një seli konsullore dhe diplomatike për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë

“…Kemi rënë dakord ti japim fund shpenzimeve të paarsyeshme të buxheteve tona për të mbajtur seli konsullore dhe diplomatike veç e veç kemi folur për një plan të përbashkët veprimi në funksion të ndërtimit të një fondi imobilar shqiptar në Europë duke nisur nga kryeqendrat e diplomacisë dhe më pas më tej. Një fond i përbashkët i dy shteteve dhe do i jopë shqiptarëve një adresë…”

Më tej, kreu i qeverisë shtoi se do të ketë “ekuivalentim diplomash dhe lehtësim në aksesin e tregut të punës që sot është problem për të rinjtë”.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj deklaroi: “Shqiptarët nuk na kanë lënë kurrë vetëm në rrugëtimin tonë dhe duam që rrugëtimin tonë drejt BE-së ta bëjmë së bashku”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar shqiptarët për mikpritje.

Më vjen mirë për nderin që më bëtë sot që të jemi bashkë edhe një vit në angazhimet e përbashkëta për heroin tonë që na ka bërë çdo herë krenar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Këtë vit mund të dëshmojmë që kemi punuar mirë për qytetarët tanë. Nuk kemi munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojmë kurrë që ti tregojmë bashkëvendësve tanë që ta ndjejmë njëri tjetrin më afër dhe gjithçka që ndodh mes nesh të jetë në dobi të popullit shqiptar”, tha Haradinaj

Kryeministri i Kosovës pati takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Haradinaj u takua  edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Aktualitet

Archives