Vuçiç: Nuk ka karrige për Kosovën në OKB

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se në OKB nuk ka karrige për Kosovën që të bëhet anëtare e saj. “Unë pothuajse jam i sigurt se nuk ka asgjë për ta”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë vizitës së tij të sotme në Zagubica, ku ai mori pjesë në hapjen e një rruge të re, transmeton Indeksonline.

Kur u pyet në lidhje me lobimin e përfaqësuesve të Kosovës për të marrë një vend në OKB, Vuçiç tha se për ta nuk ka asgjë të re dhe se këtë e dinë shumë mirë të gjithë. Ai tha se përfaqësuesit kosovarë po përdorin shuma parash për të arritur në OKB.”

“Kjo është një luftë konstante, ka filozofi… Kosova 500 herë është futur në OKB dhe ende vazhdon të endet në korridore”, ka thënë ai.

Aktualitet

Archives