Uragani në SHBA, ambasadorja Faber: Ka shqiptarë të prekur

Uragani “Maria” ka lënë pasoja të mëdha në Shtetet e Bashkuara ku mes të prekurve ka edhe nga komuniteti shqiptar.

Edhe pse nuk raportohet për viktima, jo pak shqiptarë kanë pësuar dëmtime të shumta deri në shkatërrim në banesa dhe bizneset e tyre. Në një status në facebook, ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber bën të ditur se ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria.

“Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi. Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh. Një tjetër bashkëkombas i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses”, deklaron diplomatja shqiptare në SHBA

Ajo shton më tej se “komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë. Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 përqind”.

Ambasadorja thekson se “gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin”. ata

Aktualitet

Archives