Më 20 shtator filloi Viti i Ri sipas kalendarit islam – 1439

Sipas takvimeve të bashkësive islame shqiptare dhe më gjërë,  në mbrëmjen, e mërkurës, 20 shtator, me faljen e namazit të akshamit filloi viti i ri i hixhretit, 1439.

Hixhret donë të thotë: Shpërngulja e Muhammedit a.s., me shokët e tij të ndershëm, as’habët, nga Mekkeja për ne Medine, ngjarje kjo e cila ndodhi në vitin 622 sipas Isait. Ky rast paraqet një ngjarje të madhe në historinë e muslimanëve, pasi që, përmes hixhretit, muslimanëve iu mundësua që të bëhen një bashkësi e fuqishëm, mirë e organizuar dhe e përgjegjshëm për t’i zbatuar vlerat e islamit në jetën shoqërore.

Edhe sot e kësaj dite, hixhreti që perkujtohet në mbarë botën islame me aktivitete të larmishme dhuron leksionet më të mira për forcimin e besimit, të përmirësimit të moralit, lidhjes me Zotin Fuqiplotë dhe përhapjen sa më shume të parimeve të dashurisë dhe harmonisë me të gjithë njerëzit në të katër anët e botës.

Aktualitet

Archives