Emërohet kryetari i ri i Entit(Dijanetit) të Çështjeve Fetare të Turqisë

Në krye të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë(Dijanetit-Komunitetit Mysliman) u emërua Rektori i Universitetit të Jallovas (Yalova), Prof.Dr. Ali Erbash (Ali Erbaş).

Në krye të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë u emërua Rektori i Universitetit të Jallovas (Yalova), Prof.Dr. Ali Erbash (Ali Erbaş).

Vendimi për emërimin e Rektorit të Universitetit të Jallovas (Yalova), Prof.Dr. Ali Erbash në krye të Entit të Çështjeve Fetare u publikua në Fletoren Zyrtare.

Prof.Dr. Ali Erbash lindi në vitin 1961 në fshatin Jeshiljurt (Yeşilyurt) të nënprefekturës Kabadyz (Kabadüz) të rrethit Ordu.

Pasi mbaroi gjimnazin Imam Hatip në Sakarja ai më pas u diplomua nga Fakulteti i Teologjisë së Universitetit Marmara.

Aktualitet

Archives