Operacioni anti-kanabis

Kryeministri Rama mblodhi task forcën anti-kanabis ku njoftoi nisen e fazës së dytë të operacionit, atë të skanimit të pasurive të dyshimta, brenda dhe jashtë vendit. Llogari banka, automjete dhe biznese do të kalojnë në sitë të hollë, paralajmëroi Rama, i cili theksoi se suksesin e operacionit do ta masë jo me numrin e njerëzve të arrestuar, por me atë rrjeteve e grupeve të shkatërruara.
Operacioni kundër grupeve kriminale të kultivimit të kanabisit do të kalojë në një fazë të dytë, atë të skanimit të pasurive që dyshohen të paligjshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Çdo gjë pasur e pajustifikuar do të sekuestrohet, paralajmëroi Edi Rama, gjatë mbledhjes së Task Forcës Anti-kanabis.
Nga Zyra Operacionale e Siguatës, Kryeministri pohoi se objektivi i fazës së parë të planit antikanabis, ai i reduktimit në minimum të kultivimit, mund të konsiderohet i përmbushur. Konfirmimin për këtë, tregoi se ia kanë dhënë edhe ndërkombëtarët.Në nisje të fazës së dytë, Rama u bëri të qartë përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme shtetërore se si do të masë suksesin apo dështimin e punës së tyre.

Për plotësimin e këtij objektivi, Kryeministri kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes istitucioneve të ndryshme si Policia, SHISH, Prokuroria dhe Tatimet, në shkëmbimin e informacionit

Aktualitet

Archives