Dita Botërore e Fotografisë/ Arti përmes ekranit të vogël të aparatit në Marubi

Dita Botërore e Fotografisë mbajti galerinë e parë globale online, ku 270 fotografë ndanë imazhet e tyre në faqen e internetit të cilat u vizituan nga njerëz prej 100 vendeve të ndryshme.

Dita Botërore e Fotografisë vjen nga shpikja e Dagerreotipisë, një proces fotografik i zhvilluar nga francezët Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce që në 1837. Më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi shpalljen e procesit fotografik të Dagerreotipisë.

Më 19 gusht, qeveria franceze bleu të drejtat e kësaj shpikjeje dhe e shpalli atë si një dhuratë “të lirë për botën”. Dagerreotipi nuk ishte imazhi i parë fotografik.

Në 1826, Niepce kishte kapur fotografinë më të hershme të njohur si “Pamja nga dritarja në Le Gras” duke përdorur një proces të quajtur heliografi.

Aktualitet