Eksplozivë në banesën e një 58 vjeçari në Shkodër

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës në banesën e shtetasit Rrok Pepaj, 58 vjeç, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në deren e jashtme të banesës, në katin e dytë të pallatit ku jetonte familja Pepa. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale në derën e jashtme, ndërsa pjesëtarët e familjes që ndodheshin të gjithë në banesë, për fat të mirë nuk janë lënduar.

Grupi hetimor konfirmon se dyshohet që lënda plasëse e vendosur në derën e famijes Pepa është tritol dhe ka qenë në sasi të vogël. Policia ende nuk ka të dhëna për autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
Por, një nga pistat që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti të të zotit të shtëpisë me persona te tjerë, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë vëndosur lëndën plasëse.

Aktualitet

Archives