Shkodër, zjarr në rezervatin e mbrojtur

Prej ditës së djeshme, flakët po përpijnë sipërfaqet e pyllit në parkun natyror të Pulajt në Velipojë.
Të paktën 8 hektarë bimësi e ndryshme janë djegur në këtë rezervat, i cili është i njohur si vend ndalimi për shpendët shtegtarë. Autoritetet po ndërhyjnë nga ajri me helikopter për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që forca të zjarrfikësve dhe ushtrisë po punojnë nga toka, megjithatë situata është e rëndë.
Shirat e rënë mbrëmë në territorin e vendit nuk e prekën zonën e Velipojës, kështu që zjarri ka vazhduar pa pushim. Ndërkohë, atje ku ka pasur rreshje flakët janë shuar.

Aktualitet

Archives