Rrufeja vret më shumë se 50 persona në Bangladesh

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Bangladesh gjatë dy ditëve të fundit,  pasi që janë goditur nga rrufeja.

Shumica e të vdekurve ishin bujq të cilët në kohën e rrufesë po punonin në  fushat e tyre, transmeton Klan Kosova.

Bangladesh gjithmonë ka qenë i rrezikuar nga vetëtimat, por këtë vit kanë qenë shumë më të theksuara.

Ekspertët kanë thënë se rritja e temperaturave si dhe shpyllëzimi janë dy faktorët kryesor për këtë gjë.

Në mesin e viktimave janë dhe dy student në kryeqytet,  pasi në kohën kur u goditën ishin duke luajtur futboll.

Aktualitet

Archives