Mekke – Zjarri kaploi hotelin ku ishin të akomoduar haxhinjtë nga India

Në qytetin Mekke të Arabisë Saudite në një hotel ku qëndrojnë 391 haxhinjtë të huaj ka rënë zjarr.

Bëhet e ditur se në këtë ngjarje nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Mekke, Nayif Sherif në deklaratën me shkrim në lidhje me rastin shkruan se “Zjarri shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit në katin e 7-të të një hoteli ku qëndronin hanxhinjtë nga India”.

Në deklaratë në mes tjerash u tha se 391 haxhinjë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga hoteli dhe se një këtë ngjarje nuk ka të lënduar.

Aktualitet