Skuadra e Real Madridit është fituesja e superkupës së Europës për vitin 2017.
Madrilenët mposhtën skuadrën angleze të Manchester United me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë e takimit Real Madrid-Manchester United, është mbyllur në avantazh me rezultatin 1-0 në favor të spanjollëve.
Goli i parë për Real Madridin u shënua nga Casemiro në minutën e 23’ të takimit.
Në pjesën e dytë ishte sërish gjiganti spanjoll që shënoi duke dyfishuar epërsinë me golin e spanjollit, Isco 52’.
Manchester United ngushtoi diferencën me anë të Lukakut në minutën e 62’, ndërsa ky rezultat mbeti deri në fund të ndeshjes.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Arena Shkup” të Maqedonisë.