Salat jehuan në qiellin e Turqisë gjatë mbrëmjes së 15 korrikut

Sala, e cila është kthyer në simbol të rezistencës ndaj grusht shtetit, mbrëmjen e 15 korrikut 2017 u këndua në 90 mijë xhamitë e vendit.

Në 90 mijë xhami në mbarë Turqinë  u kënduan salat.

Sala, e cila është kthyer edhe në simbolin e rezistencës ndaj tentativës për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO, mbrëmë në përvjetorin e parë të kësaj tentative u këndua sërish në 90 mijë xhami në mbarë Turqinë.

Në kuadër të programeve përkujtimore të organizuar nga ana e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, me temë “Grusht shtetet që heshtën ezanët dhe Salat që heshtën grusht shtetet”, në mbarë vendin në 90 mijë xhami u kënduan sala, e cila dha frymën e unitetit dhe forcë shpirtërore popullit përballë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr vitin e kaluar.

Në anën tjetër mbrëmë në të gjitha xhamit e vendit janë mbajtur dritat e hapura deri në namazin e sabahut.

Aktualitet

Archives