Prokuroria Speciale e Maqedonisë kërkon në apel paraburgim për ish-Kryeministrin Gruevski

Prokuroria Speciale në Maqedoni kërkon nga Gjykata e Apeli paraburgimin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe 4 bashkëpunëtorë të tij në qeveri. Gjykata Penale dy ditë më parë kishte  vendosur hetimin e tyre në gjendje të lirë.

Ka dorëzuar 30 ankesa në Gjykatën Penale për të rishikuar vendimin në lidhje me paraburgimin e drejtuesve të VMRO-DPMNE me në krye Nikolla Gruevskin. Por edhe këto ankesa priten të rrëzohen.
Prokuroria Speciale në Maqedoni këmbëngul në kërkesën për paraburgimin e ish kryeministrit Nikola Gruevskin dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Ky institucion ka dërëzuar në gjykatë 30 ankesa, pasi Gjykata Penale nuk aprovoi asnjë paraburgim nga 18 kërkesat e prokurores speciale Katica Janeva. Gjithashtu për këto ankesa edhe pala kundërshtuese ka të drejtë të dorëzojë ankesë shtesë.
Sipas analistëve disa ankesa të Prokurorisë Speciale mund të pranohen nga Gjykata e Apelit. Por në paraburgim do të përfundojë ndonjë person që nuk është pjesë e kryesisë së VMRO DPMNE-së.
Më herët, Gjykata Penale vendosi të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë Speciale për paraburgim. Janeva kërkoi në burgun e Shutkës të përfundojnë, Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov si dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, ish ministrat Gordana Jankuloska, Mile Janakieski dhe Elizabeta Milevska. Gjykata vendosi të mos ketë paraburgim as për sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski. Të gjithë këta mbetën pa pasaportë maqedonase e disa edhe pa atë diplomatike. Nga paraburgimi shpëtuan edhe funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi.

Aktualitet

Archives